Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuari përjetë, kallëzim në SPAK/ Ilir Gjergo ankohet për ish prokurorë dhe ish anëtarët e Gjykatës së Lartë

20:04 / August 4, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Lartë
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I dënuari i përjetshëm Ilir Gjergo, mosha 41 vjeç, i cili prej dy dekadash po vuan dënimin kapital ne një burg te sigurisë se lartë ka kallëzuar ne prokurorinë e posaçme, SPAK, ish anëtarë te Gjykatës se Lartë dhe ish-prokurorë.

Gjergo thotë ne kallëzim se ne kohën kur çështje e tij ishte ne statusin nën gjykim, ai ishte dënuar gjashtë muaj përpara se te dilte data e gjykimit. Gjergo kërkon vëmendjen e prokurorit te përgjithshëm dhe organeve te vettingut pasi sipas tij gjyqtare e prokurore e hetuan pa prova.

“Unë Ilir Gjergo jam dënuar me burg te përjetshëm për veprën vjedhje me pasojë vdekjen me shkelje te rënda gjyqësore dhe nën një proces te parregullt”. Kështu e nis letrën e kallëzimit Ilir Gjergo , te dërguar edhe Presidentit dhe ndërkombëtarëve.

Mes argumentave i dënuari i përjetshëm sjell dëshminë kontradiktore gjatë njohjes se autorit si dhe ndërhyrjet ne procesverbalet e administruara në fashikujt e gjykimit.

Nga ndërhyrjet ne procesverbal te datave del qartë qe organi i akuzës e kreu kqyrjen gjashtë ditë me vonë, thotë i dënuari që ju refuzua rekursi ne Gjykatën Supreme. Me pas sipas tij kur kanë kuptuar lajthitjen të kallëzuarit i kanë rregulluar duke bërë te besueshme se vendngjarja u kqyr atë ditë. Sa i takon Gjykatës se Lartë, Gjergo këmbëngul se përmes avokatit u interesua vazhdimisht gjatë pesë muajve për statusin e dosjes dhe përgjigjja ka qenë “çështja është nën gjykim”, raporton TCH.

Në websiten e Gjykatës se Lartë shkruhej gjithashtu qe çështja ishte nën gjykim, vazhdon me tej i burgosuri, sipas te cilit u njoftua për dënimin ne korrik 2017, ndërsa vendimi ishte dhënë ne dhjetor 2016. Kjo praktikë e vendosur nga Gjykata e Lartë, sipas Ilir Gjergos, i dogji afatet për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila nga ana e saj e refuzoi për ankimim jashtë afatit. I dënuari veç kallëzimit ne SPAK, kërkon qe zyra e Këshillit te Evropës te verifikojë procedimin penal ndaj tij, ndërsa te njëjtën gjë ja kërkon edhe vettingut ndaj të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve qe e hetuan.

Ilir Gjergo u dënua për vjedhjen me pasojë vdekjen e Pëllumb dhe Sihat Shehut, një ngjarje e ndodhur ne aksin Memaliaj-Tepelenë, në marsin e vitit 2000. Gjergo ka mohuar ndër vite përfshirjen ne krim, ndërkohë qe dy te dyshuarit me te ne këtë ngjarje shtetasit Pëllumb Cela dhe Leonard Ruçi u dënuan njeri me 25 vite burgim dhe tjetri me tetë vjet burg.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

12:02 / August 26, 2026

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq/ Zbardhen përgjimet dhe skema e POS-eve

11:55 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.