Gjatë orëve të para të ditës vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira të dendura, rebeshe shiu dhe ministuhi ere në pjesën më të madhe të territorit.
reshjet do të jenë mesatare dhe lokalisht me intensitet të lartë. Vetëm orët e vona të pasdites do të përmirësojnë përkohësisht kushtet e motit. Era do të fryjë mesatare nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 14 në 32 gradë Celsius.
