Prej kohësh kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Dukas ka mbajtur qëndrime kundër kreut të PD-së. Sot ai foli rreth kërkesave që PAA dhe partitë e tjera të vogla kanë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Duka u shpreh se Lulzim Basha nuk e mbajti fjalën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Ai tha:”Ne gjithmonë në takime me Bashën kemi këmbëngulur për rregullimin e Kodit Zgjedhor. Basha në këtë rast nuk e mbajti fjalën, sepse gjithë kohën po artikulon do shkojmë pa Ramën në qeversije ndërkohë që nuk po flet për Kodin Zgjedhor”.
