Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur aspak realist organizimin e ngjarjeve kryesore sportive, me turma të mëdha, në vendet që po vuajnë nga transmetimi lokal i koronavirusit të ri.
“Mund të jetë katastrofike, në rrethana të tilla, të lejohen ndeshjet që tërheqin dhjetëra mijëra persona. Nuk është aspak realiste në vendet me transmetim lokal të mendosh se do të shihen grumbullime të mëdha këtë vit”, tha kreu i OBSH-së për Emergjencat Shëndetësore, Michael Ryan.
Ai shtoi se është e pamundur të parashikohet se kur mund të jetë një datë e mundshme për të rinisur ngjarjet kryesore sportive.
