Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kujdes me postimet për COVID-19! Facebook dhe Twitter penalizojnë presidentin Trump

11:00 / August 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 770x433 1 696x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Facebook dhe Twitter kanë penalizuar Donald Trump pasi ky i fundit kishte publikuar një deklaratë të tijën ku pretendonte se fëmijët ishin “pothuajse imunë” ndaj koronavirusit. 

Facebook fshiu videon nga një intervistë që Trump dha për Fox News – duke thënë se ajo përmbante “dezinformata të dëmshme për Covid”. Më pas Twitter bllokoi një postim që kishte të bënte me të njëjtën intervistë. Shëndeti Publik në SHBA e ka bërë të qartë se fëmijët nuk kanë imunitet ndaj COVID-19.

Një zëdhënës i Facebook tha të mërkurën në mbrëmje: “Kjo video përfshin pretendime të rreme se një grup njerëzish janë të imunizuar nga COVID-19 që është një shkelje e politikave tona rreth dezinformimit të dëmshëm të COVID”.

Kjo ishte hera e parë që gjigandi social kishte ndërmarrë veprime për të hequr përmbajtjen e postuar nga presidenti bazuar në politikën e tij mbi dezinformimin, por jo hera e parë që e ka penalizuar Trump-in për përmbajtjen në faqen e tij. Më vonë të mërkurën, Twitter bëri të njëjtën gjë dhe tha se kishte bllokuar profilin e @TeamTrump sepse postoi të njëjtin fragment të intervistës, të cilin e shpërndau profili i Presidentit Trump.

Muajin e kaluar Twitter pezulloi përkohësisht djalin e zotit Trump, Donald Jr, për një video mbi koronavirusin dhe hidroksiklorokuinën.

Por në mars, Twitter bëri të kundërtën kur tha se një postim nga sipërmarrësi Elon Musk që sugjeronte se fëmijët janë “thelbësisht imunë” ndaj koronavirusit, nuk ishte në kundërshtim me rregullat e tij. Me a duket, këto deklarata do të përdoren mjaft mirë nga Trump në argumentet e tij kundërshtuese. /BBC

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.