Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Humb jetën një pacient te ‘Shefqet Ndroqi’, rrëfimi tronditës i vëllait: E futa shëndosh, e nxorën të vdekur!

15:16 / August 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zoteria te shefqet ndroqi korona 770x410 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend. Lajmin e ka konfirmuar vetë vëllai i pacientit, që ka humbur jetën sot në mesditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Në një prononcim për “News24”, vëllai i viktimës ka denoncuar mungesën e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital, që sipas tij nuk mjafton për të përballuar numrin e të shtruarve me Covid-19.

Ndërsa ka theksuar se prej dy javësh vëllanë e kishte sjellë në gjendje të mirë, por nuk ka pasur asnjë informacion për të ditur si ishte ecuria e tij, derisa sot i dhanë lajmin e rëndë.

Sipas vëllait të të ndjerit, ai ende nuk e di nëse viktima ishte pozitiv me koronavirus apo jo, teksa thekson se të afërmëve ende nuk i është bërë ende tamponi.

“Heronj janë doktorët e infermierët por e kanë të pamundur me kapacitetin, ka pak staf me raportin e të shtruarve. Kam komunikuar përmes anës shoqërore me infermieret, ka nevojë çdo njeri ti ketë te koka infermierët jo me shkuar me i pa. Ana tjetër këtu është mungesa e familjes, këtu kanë mbyll dyert, këtu shteti ka rënë se ka dy javë unë në familjen teme atje ku vëllai im është sëmurë se dimë ca ka aty brenda, thotë do vijmë t’ja bëjmë ndonjërit, asnjërit nuk ia kane bere deri tani, as vëllait tim që ka vdek sot.

Ai ka ardhur shendoshe me këmbët e veta ka dal sot i vdekur, nuk e dimë nga cfarë ka vdekur, ka ardhur duke folur, ska pasur asnjë sëmundje tjetër, as ka pirë duhan e alkool, del sot i vdekur, kush është shkaku? Vërtet sëmundja bën punën e vet por shërbimi duhet të jetë i saktë, ku është shteti? Futu gjallë e del i vdekur? E pruna shëndoshë e nxjerr të vdekur, asnjë informacion ska në derë, sdimë ca bëhet brenda, ai u bë më mirë, a ka nevojë për gjë, ska asnjë informacion vetëm Zoti të ndihmoftë”, tha vëllai i viktimës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.