Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHIFRAT: Përsëritet “kriza greke”? Rritet papunësia, më e theksuar tek të rinjtë

22:40 / August 6, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqia kriza1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Norma e papunësisë në Greqi u rrit në 17% në muajin Maj, nga 15.7% në Prill, sipas të dhënave nga zyra e Statistikave në vend, ELSTAT.

Ky ishte treguesi më i lartë  i papunësisë në 9 muaj.  Të dhënat e përshtatura ndaj efekteve sezonale treguan se numri i të papunëve qëndroi në 764,912 njerëz, me ata deri në moshën 24-vjeç që mbajnë pjesën më të madhe.

Tek personat e rinj në moshën 15-24-vjeç, norma e papunësisë u rrit në 37.5% nga 32.2% në të njëjtën periudhë një vit më parë.  Papunësia në Greqi, që shënoi një nivel rekord të lartë prej 27.8% në Shtator 2013, ka rënë gradualisht që prej atëherë, pavarësisht se qëndron më e larta në të gjithë Eurozonën.

Buxheti 2020 i Greqisë projektonte një përshpejtim ekonomik këtë vit, duke mbështetur rënien e normës së papunësisë në 15.6%, por masat e karantinës të vendosura për të ndaluar koronavirusin, kanë hedhur poshtë këto projeksione.   Komisioni Europian vlerëson se papunësia në Greqi do të rritet në 19.9% këtë vit dhe ekonomia do të tkurret me 9%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.