Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policia britanike në alarm, 50 oficerë dhe një helikopter në aksion për kapjen e 5 shqiptarëve

21:57 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia angleze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion masiv për të shkatërruar bandat e krimit të organizuar në Britani çoi në bastisjen e 7 shtëpive, sekuestrimin e një sasi kanabisi me blerë 500 mijë paund dhe arrestimin e 5 personave, të gjithë shqiptarë.

Ata u arrestuan falë një helikopteri të policisë që përdor teknologjinë e kërkimit të nxehtësisë, që zbuloi 6 ferma kanabisi. Bastisja e këtyre pronave, të cilat ndodheshin të gjitha në të njëjtën zonë të Peterborough, pasuan nga një numër urdhërarrestesh nëpër qytet, mëngjesin e së premtes.

Rreth 50 oficerë policie zbarkuan në 7 adresa të ndryshme në zonën e Bretton. Më shumë se 571 bimë kanabisi, në stade të ndryshme rritjeje, u sekuestruan në total, vlera e të cilave përllogaritet se shkonte në 500 mijë paund. Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe 2 kilogramë kanabis të tharë.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 shqiptarë të moshës 19, 22, 23, 27 dhe 49 vjeç, në adresa të ndryshme nëpër Bretton dhe Westëood. Dy prej tyre do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa të tjerët në burg.

Shqiptarët që u lanë në burg janë 22-vjeçari Ardian Pepaj, i cili akuzohet për posedim të dokumenteve false, Kledian Lezaj 27-vjeç e Sokol Sakuta 23 vjeç, të cilët akuzohen për prodhim kanabisi.

Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.