Mot i kthjellët dominon në bregdet por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do ketë në zonat e ulta dhe malore, të cilat gjatë pasdites do të sjellin rrebeshe shiu të izoluar veri-verilindje dhe juglindje. Parashikohet që mbremja të vijojë me kthjellime dhe vranësira, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.
