Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqia e vendosur për gaz dhe naftë: Na lejohet t’i fundosim grekët

21:10 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është raportuar se marina turke ka njoftuar kryerjen e një stërvitjeje me armatim në zonën mes Qipros dhe ishullit grek Rodos duke sfiduar drejtpërdrejtë shtetin grek pas marrëveshjes së firmosur nga kjo e fundit me Egjiptin, sa i përket përcaktimit të kufirit detar në Mesdhe.

Por kjo marrëveshje nuk është pranuar nga Turqia, ku Ministria e Jashtme turke ka deklaruar se një gjë e tillë nuk ekziston, për shkak se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë.

Ndërsa më parë Turqia kishte nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke futur zonat e interesave të tyre ekonomike edhe detin përreth ishullit të Kretës.

Teksa kanë folur për mediat e huaja, ish-ushtarakë dhe ekspertë të sigurisë janë shprehur se Turqia është ajo që duhet të thotë fjalën e fundit për zhvillimet në rajon, nisur nga potenciali ekomik dhe ushtarak i vendit.

Ish-drejtuesi i lartë i Marinës Turke, Cem Gurdeniz ka thënë mediat turke, se nuk duhej të ishte tërhequr nga pozicionet e saj përballë marinës greke disa javë më parë pas ndërhyrjes së Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel me qëllim uljen e tensioneve midis dy shteteve të NATO-s.

“Turqia ka një pozicion të fuqishëm ushtarak dhe strategjik dhe duhet të sillemi si të tillë. Greqia nënshkroi marrëveshje me Egjiptin dhe thotë le të bisedojmë me Turqinë. Nuk duhet të biem në kurthin e tyre.”– ka deklaruar ai.

Me tone të ashpra ka folur edhe juristi Selami Kuran, ku shprehet se nuk ka një kufi detar mes Egjiptit dhe Greqisë sipas të drejtës ndërkombëtare.

“Nëse Greqia dërgon anije në atë zonë, atëherë është e drejta e Turqisë që t’i eliminojë ato.”– ka thënë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive

14:15 / August 26, 2026

Sulmet ruse me dronë godasin pikat e karburantit në Ukrainë, qindra objekte të dëmtuara

11:59 / August 26, 2026

Avioni që dyshohet se transportonte drejtorin e CIA-s largohet nga Moska, çfarë thonë burimet ndërkombëtare

11:28 / August 26, 2026

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA pezullon vizat imigruese në mbarë botën

10:54 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.