Shefqet dhe Alban Stafuka, babë e bir, përkatësisht 58 dhe 30 vjeç janë paraqitur të plagosur dhe me shenja prerjesh në trup në spitalin e Fushë Krujës.
Dy të plagosurit, banues në fshatin Larushkë, janë nisur drejt spitalit të Traumës, pasi gjendja e tyre ka qenë mjaft e rënduar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se Shefqet Stafuka është punonjës në Ujësjellësin e Fushë Krujës. 58-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë se i biri, që ka marrë plagë më të lehta.
