Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili kishte thyer masën e sigurisë. Sipas burimeve zyrtare ai ishte në arrest shtëpie për veprën penale të prodhimit dh shitje narkotikëhs, ndërkohë që është konstatuar duke qarkulluar me makinën e tij.
NJOFTIMI I PLOTE
Arrestohen në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
