Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga. Sipas informacionit paraprak ai ka humbur kontrollin e makinës dhe ka rënë në kanal.
NJOFTIMI PARAPRAK
Vlorë
Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.
