Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis gara për drejtor në institucionet e arsimit parauniversitar, kriteret

09:48 / August 11, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis gara për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në shkolla. Të gjitha njësitë vendore të arsimit parauniversitar në vend kanë shpallur afatet, kriteret dhe fazat në të cilat do të zhvillohet gara për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në shkollat e arsimit të detyruar 9-vjecar, si dhe gjimnazeve. Çdo kandidat që plotëson kushtet për të qenë pjesë e kësaj gare duhet të paraqesë dosjen e dokumenteve të përcaktuara për aplikim pranë njësive vendore të arsimit të rrethit ku kanë vendbanimin.

Data 17 gusht është përcaktuar nga dikasteri i Arsimit si afati i fundit për pranimin e aplikimeve. Pas vlerësimit të rregullsisë së dokumenteve të dorëzuara nga secili kandidat, do të zhvillohet edhe faza e dytë e konkurimit që është intervista e strukturuar para komisionit të ekspertëve të arsimit. Prioritet në përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të shkollave do të kenë ata konkurrentë, të cilët kanë kryer trajnimin e detyrueshëm përgatitor në “Shkollën e Drejtorëve”, për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar publik në vend.

Kriteret që duhen për të aplikuar!

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati që konkuron për të drejtuar shkollat e arsimit parauniversitar janë: Të ketë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit, ose të ketë diplomë të njëvlershme me të sipas përcaktimeve të Ligjit 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”, të mos ketë masa disiplinore të marra në fuqi ndaj tij. Gjithashtu kriter për të qenë pjesë e garës është edhe ndjekja e trajnimit të detyrueshëm përgatitor në “Shkollën Drejtorëve” sipas kushteve të përcaktuara në ligjin përkatës.

Dokumentet që kërkohen!

Sikundër e theksuam më lart, faza e parë e konkurimit ka të bëjë me dorëzimin e dosjes së dokumenteve që konfirmojnë kualifikimin e kandidatit për drejtor. Kështu, në dosjen e aplikimit duhet që të përfshini: Jetëshkrimin dhe kopjet e njësuara me origjinalin të dokumenteve që konfirmojnë pohimet në të, kopjen e njësuar të librezës së punës, kopjen e dokumentit të identifikimit, tabelën me të dhënat për aplikantin sipas formatit të përcaktuar tashmë, certifikatën e drejtuesit të institucionit të arsimit parauniversitar publik. Certifikimi kryhet pas mbarimit të trajnimit të detyrueshëm të “Shkollës së Drejtorëve”. Në dosje duhet të përfshini edhe vetdeklarimin e gjendjes gjyqësore sipas modelit të përcaktuar, vërtetimin nga institucioni ku punoni se nuk keni masë disiplinore në fuqi, si dhe deklaratën e konfliktit të interesit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar edhe skemën e vlerësimit me pikë të kualifikimeve të dëshmuara nëpërmjet dokumentacionit të paraqitur në dosje nga secili garues.

Afatet e konkurrimit

“Dokumentacioni i përcaktuar duhet që të dorëzohet pranë njësive përkatëse vendore të arsimit deri në datën 17 gusht nëpërmjet shërbimit postar. Rezultatet e verifikimit paraprak të dokumentacionit do të shpallen në datën 21 dhe 24 gusht”, bëjnë me dije autoritetet e MASR.

Kandidatët që janë mungesa në dokumentacion do të njoftohen për plotësimin e tij brenda tre ditëve nga shpallja e këtyre rezultateve paraprake. Njoftimi për çdo kandidat do të bëhet me anë të emailit. Drejtori aktual i institucionit ku garohet vë në dispozicion të çdo aplikuesi këto tre dokumente të rëndësishme për fazën tjetër të konkurimit: planin afatmesëm të shkollës, planin vjetor të shkollës për vitin paraardhës, si dhe raportin vjetor për vitin paraardhës.

Pas vlerësimit të dosjeve, aplikantët me dokumentacionin e plotë do t’i nënshtrohen fazës së dytë të konkurimit që është intervista e strukturuar. Për këtë të fundit janë përcaktuar edhe fushat mbi të cilat do të fokusohet intervista para komisionit të ekspertëve, të cilat i gjeni të detajuara në vijim të shkrimit.  Çdo anëtar i Komisionit e vlerëson intervistën me pikë nga 1 në 10.

Në fillim të intervistës së strukturuar, anëtarët e Komisionit hartojnë një listë prej 5 pyetjesh, të cilat vlerësohen me nga 2 pikë secila, gjithsej 10 pikë. Pyetjet e hartuara nga Komisioni janë të njëjta për të gjithë kandidatët që realizojnë intervistën e strukturuar. Secili anëtar i Komisionit bën vlerësim individual me 0-2 pikë për përgjigjen e dhënë nga kandidati për secilën pyetje.

Në mbyllje të intervistave, ky komision harton tabelat e pikëve dhe rendit kandidatët sipas shumës së përgjithshme të pikëve, në rendin zbritës, duke identifikuar edhe dy kandidatët që kanë numrin më të lartë të pikëve, të cilët do të zhvillojnë edhe intervistën finale për të përcaktuar se cili do të jetë kandidati që do të drejtojë shkollën përkatëse. Kur ka më shumë se dy kandidatë me numër të njëjtë pikësh, veçohen dy kandidatët për drejtor që kanë marrë më shumë pikë në intervistën e strukturuar përpara Komisionit./ Dita

Fushat dhe njohuritë që duhet të përgatisni për intervistën e strukturuar përfshijnë:  

  • Ligjin 69\2012” Për arsimin parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020.
  • Urdhër nr.31.datë 19.01,2020 “Për miratimin e Rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar në vend.
  • Udhëzimin nr.13, datë 22.05,2019 për procedurat e pranimit dhe emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”.
  • Udhëzimin nr.30, datë 12,09,2018 për numrin e nxënësve për klasë dhe normat e punës mësimore në institucionet e arsimit parauniversitar.
  • Udhëzimin nr.2, datë 28.01.2020 “Për procedurat e emërimit, pezullimit dhe të shkarkimit të drejtorit të institucionit publik të arsimit parauniversitar”.
  • Udhëzimin nr.58, datë 12.11.2013 “Për procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të shkollës.
  • Udhëzimin nr.20, datë 8.07.2020 për disa ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr.13, datë 22,5,2019 për procedurat e pranimit dhe emërimit të mësuesit në një vend të lirë punë në shkollat e arsimit parauniversitar.
  • Ligji nr.9367, datë 07,04,2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
  • Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë.
  • Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.