Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mallakastër, sekuestrohen 5 kg kanabis sativa. Tre në pranga dhe një në kërkim

11:16 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Mallakastrës bën të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 5 kg kanabis dhe disa fidanë të mbjellë në kubikë duke vënë në pranga tre persona, dhe në kërkim babain e njërit prej tyre.

Ata kultivonin fidanë kanabis në tokat e tyre në fshatin Baltëz.

NJOFTIMI I PLOTE

Fier – Mallakastër

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis.

Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 5 kg kanabis dhe disa fidanë kanabis të mbjellë në kubikë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe si rezultat i organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u evidentuan dhe u goditën 3 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•I. L., 45 vjeç, banues në Aranitas, Mallakastër;

•A. T., 54 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

•F. L., 17 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e babait të 17-vjeçarit, shtetasit A. L., 52 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë autorët e dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë në tokat e tyre në fshatin Baltëz dhe Aranitas.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, shtetasit A. T., iu gjetën dhe sekuestruan rreth 5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.