Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sfidat e bluzave të bardha, stafi që trajton të prekurit me Covid-19 ende pa pushim vjetor

20:20 / August 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulance
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, zyrtarë qeveritarë dhe autoritete tjera shëndetësore kanë shtuar thirrjet për kujdes ndaj qytetarëve, meqë deri më tani është raportuar për 10,988 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus në gjithë territorin e Kosovës.

Këto shifra kanë ndikuar në mbushjen e spitaleve të Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus.

Vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar situatën epidemiologjike si të rënduar.

“Beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, ka shkruar Hoti, në rrjetin social, Facebook.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar mbi 100 pacientë të infektuar me këtë virus.

Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se stafi mjekësor është i stërlodhur dhe i ngarkuar.

’Ne jemi duke punuar vazhdimisht prej fillimit të pandemisë, janë bërë gjashtë muaj prej rastit të parë, dhe po vazhdojmë pa pushim. Stafi është shumë i lodhur. Kanë punuar pa pushim, dhe sa i përket pushimit vjetor ne si staf i Klinikës Infektive nuk e kemi marrë, për shkak të situatës aktuale me pandemi. Dhe ende nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar se mund të shfrytëzohet pushimi vjetor”, ka thënë Ajazaj. / REL

pushim vjetor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.