Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar të premten takimin mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator në Uashington.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Hoti ka thënë se në Shtetet e Bashkuara do të diskutohet me palën serbe, si dy shtete të pavarura.
“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.
Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, ka deklaruar Hoti.
Ky është takimi dytë që është organizuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog, Richard Grenell.
