Pavarësisht akuzave politike dhe sulmit që ka nisur mes mazhorancës dhe kreut të shtetit, kur vjen fjala për të qenë bashkë në Senatin Amerikan, të dy palët bëjnë paqe.
Kjo ka ndodhur edhe sot në takimin që Presidenti Meta ka qenë në Senatin Amerikan, ku sikurse shihni edhe nga fotot, i pranishëm është jo vetëm Majko, por edhe ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, raporton tirananews.al.
Meta jo vetëm që ka kërkuar ndaljen e projektit të Unazës, por pak ditë më parë ai do të sulmonte hapur Gjiknurin. Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, do të thumbonte ish ministrin Gjiknuri, duke u shprehur se shpreson që me ndryshimin e tij, të ketë më shumë transparencë.
“Prokuroria
po e ndjek këtë proces dhe duhet të presim.
Unë
kam qenë i ndjeshëm ndaj këtij procesi, sepse kemi çdo ditë një demonstrim të
banorëve.
Kemi
kërkuar informacion nga institucionet që në fillim . Për fat të keq, institucionet
edhe ne shkelje me kushtetutën, nuk kanë kthyer përgjigje.
I
gjithë ky projekt, është një projekt jo transparent. Një projekt që fillon me
projekt të falur nga një kompani private, padyshim është mungesë transparence,
por lë mundësi për dyshime, për kostot e projektit dhe zgjidhjet urbanistike,
mundësisë që të dëmtoheshin sa me pak prona.
Pastaj edhe garat me kompanitë qe jepte zero ofertë.
Shpresoj që ndërrimi i ministrit të infrastrukturës, të sjellë ndryshime në këtë aspekt, të sjellë transparencë”, do të shprehej pak ditë më parë Meta. / tirananews.al