Sipas News 24 një nënë e re e infektuar me COVID- 19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Burime për këtë media bëjnë të ditur se fëmija ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë.
Nëna e fëmija kanë lënë tashmë spitalin dhe janë shëndoshë e mirë, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Foshnja, ditën që ka lënë spitalin, ka qenë negativ në testin ndaj koronavirusit.
