Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Parashikimi dramatik për Arktikun

22:52 / August 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arktik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkrirja e akullnajave detare arktike po verifikohet me ritme katastrofike. Madje as parashikimet nuk kanë qenë asnjëherë kaq dramatike sa ajo që po  ndodh realisht, shpjegojnë studiuesit. Sipas tyre, Arktiku mund të jetë pa akullnaja që në vitin 2035, ose të paktën brenda një periudhe 2035-2086 dhe çka po ndodh tani është e ngjashme me atë që është verifikuar në periudhën e fundit ndërakullnajore.

Në parashikimet e mëparshme të organizatave klimatike që varen nga Kombet e Bashkuara, duke u bazuar në statistikat mbi një milionë kilometër kub akuj, rezultonte se do të mbeteshin pa ndikime të mëdha deri të paktën në 2100. Por analizimet e fundit tregojnë se akullnajat e Polit të Veriut nuk do të arrijnë të shohin as mesin e shekullit.

Sipas autorëve të studimit, një gjë e tillë mund të jetë verifikuar në periudhën e fundit të nxehtë që ka përjetuar Toka, që përkon me rreth 130 mijë vjet më parë, e që mund të ketë qenë shumë më e nxehtë se sot. Megjithatë studiuesit specifikojnë se ky studim është një parashikim i bazuar mbi çka ka ndodhur në të kaluarën dhe faktorët klimatike aktualë dhe jo një matje e drejtpërdrejtë mbi akujt e shkrirë në këtë periudhë.

Studimi është kryer nga British Antarctic Survey dhe është publikuar në revistën shkencore Ndryshimet Klimatike Natyrore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026

Rusia dhe Ukraina shpërfillin marrëveshjen e Trump

22:41 / October 12, 2026

Shpërthime në Riad, mbrojtja ajrore saudite rrëzon raketat e lëshuara nga Huthit

21:40 / October 12, 2026

“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”/ Britania habit familjen siriane që kërkon azil, zbulohet letra e Home Office

20:52 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.