Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Drogë dhe të dehur në timon! Policia bën ‘kërdinë’ në Tiranë, 13 të arrestuar brenda 24 orëve

11:23 / August 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës në 24 orët e fundit ka vënë në pranga 13 persona dy prej të cilëve për kultivim të lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, Njësia Administrative Vaqarr, kanë konstatuar lëndë narkotike kanabis sativa.

Si rrjedhojë, të kapur në flagrancë, policia ka bërë arrestimin e F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë kultivuesit.

Ndërkohë nga efektivët e komisariatit numër 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, i shtetasit E. GJ., 22 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini”, në ambientin e një bar-kafeje ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në Marikaj është arrestuar një shtetas kosovar, F.Q 30 vjeç, i cili në një pikë karburanti ka përdorur një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar e fallsifikuar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit SH.M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. XH., 50 vjeç dhe L. XH., 48 vjeç, pasi në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, duke i shkaktuar dëmtime në trup njëri-tjetrit. Shtetasi G. XH. ka goditur me mjet prerës shtetasin L. XH., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. SH., 52 vjeç dhe M.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-I. G., 45 vjeç, pasi në rrugën “Muzaket”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

•E.I., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

-A. A., 20 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, ditën e djeshme ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin e mitur me iniciale G. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim R. S., 28 vjeç pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.