Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 në Greqi. Qeveria deklaron masa të reja

14:10 / August 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
coronavirus testicular pain 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dhënat e fundit flasin për një përhapje sporadike në të gjithë vendin, ndërkohë që në vatra të kuqe po kthehen Athina dhe Selaniku.

254 raste të reja u regjistruan ditën e fundit, nga të cilat vetëm 20 nga turistë apo vizitorë që hynë nga pikat kufitare tokësore dhe ajrore. 98 të infektuar në një ditë në Athinë dhe 67 në Selanik, numër rekord për këto 2 qytete nga fillimi i pandemisë. Në 223 ka arritur dhe numri i viktimave.

Ministri i Mbrojtjes dhe Trajtimit të Krizave, Nikos Hardalias ka deklaruar masa të reja mbrojtëse, duke kufizuar orarin e restoranteve dhe bareve deri më mesnatë e rihapjen jo para 07.00 të mëngjesit për kafenetë.

Nuk do lejohen deri në 24 gusht ceremoni me mbi 50 persona, masa më të rrepta në plazhe, bare e restorante me kontrolle të vazhdueshme, maskë e detyruar në rajonin e Atikës për një javë për të gjithë sa kthehen nga lejet, sidomos kur kanë vizituar zona me numër të lartë të infektuarish si dhe do të jepen leje ekstra 1 javë ose punë nga shtëpia për grupe të rrezikshmërisë së lartë.

Ministri bëri thirrje për respektim të masave, pasi Greqia ndodhet një hap para krizës, duke paralajmëruar se nëse shifrat vijojnë me këtë rritëm, hapat e tjera do të bllokojnë tregun dhe dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.

Specialistët e epidemiologjisë në vend, në deklarata televizive kanë propozuar rikthimin e mbylljes lokale, sidomos në Athinë e Selanik, çfarë do të shqyrtohet seriozisht nga organet kompetente, nëse situata vijon problematike, bëjnë të ditur burime qeveritare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.