Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan të premten në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para hyrjes në fuqi të detyrimit për karantine nga shteti helen.
Le Figaro e përshkruan gjendjen në pikën e kalimit kufitar me Greqinë në Kakavijë ku kanë mbetur në një radhë gati biblike si një pritje dëshpëruese.
Radha e rreth 4,000 veturave ka arritur mbi 20 kilometra, ndërkohë që sipas medias së huaj, ajo ka nisur pas njoftimi në fillim të kësaj jave për masat e reja greke lidhur me menaxhimin e situatës nga koronavirusi.
Nga 16 gusht, Policia njoftoi se në Greqi do të hyjnë një maksimum prej 750 personash në ditë permes Kakavijës. Ata duhet të kenë një provë negative Covid-19, të realizuar 72 orë para ardhjes së tyre, dhe gjithashtu do izolohen për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas regjistrimit të rasteve te reja me koronavirus.
Shumë prej shqiptarëve kanë qenë duke pritur për tre ditë në kufi, i tha një zyrtar rajonal i policisë AFP-se, duke specifikuar se “ekipet e shëndetit grek (ishin duke punuar) me një staf të zvogëluar” dhe se posta kufitare ishte e mbyllur natën.
Sipas rregullave që janë ende në fuqi deri më 16 gusht, shqiptarët që hyjnë në Greqi testohen për Covid-19 në kufi.
Disa mijëra shqiptarë punojnë në Greqi, veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Ata kthehen gjatë verës për të kaluar pushimet në vendin e tyre. Policia publikoi pamjet e efektiveve që shpërndanin shishe uji njerëzve që prisnin në vapë përvëluese.
Postime te ngjashme
Add A Comment
