Një tjetër ngjarje e rëndë ndodh në ujërat tona.
Në Liqenin e Shkodrës, ditën e sotme është mbytur një 24-vjecar me inicialet B.D
Ai u mbyt në vendin e quajtur “Balshaj”, në zonën e Malësisë së Madhe.
Informacion Paraprak
Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen
