Shpejtësia e shumë vendeve për të prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit nuk ka lënë pa një koment edhe të vetë ambasadës amerikane në Tiranë.
Kjo e fundit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook kërkon që vaksinat duhet të jenë të sigurta, ndërsa publikon edhe një link, në të cilin janë duke u realizuar ndërhyrjet për të prodhuar vaksinën.
“Vaksinat duhet të jenë të sigurta dhe efikase për të mbrojtur njerëzit. Qeveri përgjegjëse po punojnë për të gjetur një vaksinë për COVID-19 duke përdorur standarde të miratuara shkencore” – shkruan Amabasada Amerikane.
Koronavirusi në të gjithë botën ka shkaktuar një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash.
