Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Transportonte 15 klandestinë, operacioni “Perimetri”, çon në pranga 35- vjeçarin nga Pogradeci

09:22 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pogradec arrestimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni ‘’Perimetri’’ vijon në qarkun e Korçës me arrestimi një 35- vjeçari për transportimin e 15 emigrantëve të paligjshëm.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet A.Sh, nga Tirana u kap afër fshatit Blacë teksa me një furgon po transportonte 15 emigrantët drejt vendeve të BE kundrejt fitimit.

Ai fillimisht nuk iu bind urdhërit të policëve për të ndaluar duke ikur por më pas u neutralizua dhe u arrestua.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026

Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Fierit

12:02 / August 26, 2026

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq/ Zbardhen përgjimet dhe skema e POS-eve

11:55 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.