Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohen 26 kg mariuanë në formë çokollate, arrestohen 2 shoferët dhe menaxheri në portin e Durrësit

09:37 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mariuana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate janë sekuestruar në portin e Durrësit.

Si pasojë janë arrestuar 3 persona për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre janë 2 shoferë dhe menaxheri.

Detaje nga policia:

Kontrolle të shtuara, si në dalje dhe në hyrje, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

Policia Kufitare parandalon  një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit mariuanë në formë çokollate.

Policia Kufitare  në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara  për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher);

S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer);

Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer);

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut  të bërë nga Policia Kufitare, u kalua për kontroll të detajuar  në vijën e dytë, një autobuz që kryente linjën Durrës-Itali.

Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj  pako me lëndë narkotike.

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.