Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

A është e mjaftueshme distanca 2 metra për të mos u infektuar nga COVID? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

17:49 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
distanc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët amerikanë thanë se kanë diktuar grimca infektive të koronavirusit deri në një distancë prej 4.8 metrash larg pacientëve të shtruar në spital.

Sipas tyre distanca prej 2 metrash e pranuar gjerësisht si normë për distancimin fizik jep një “ndjesi të rreme të sigurisë” dhe mund të bëjë që grupe të mëdha njerëzish të ekspozohen ndaj sëmundjes. Studimi, i kryer në Universitetin e Floridës, nuk i është nënshtruar oponencës nga shkencëtarë të tjerë.

Ndërkohë, një test pështyme për të zbuluar COVID-19 i krijuar nga Universiteti Yale dhe i financuar nga Shoqata Kombëtare e Basketbollit (NBA) mori të shtunën miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjence.

SalivaDirect është testi i pestë i pështymës i miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për sëmundjen. Ai analizon pështymën e njerëzve që mendojnë se kanë koronavirus.

Testi shihet si më i shpejtë, sepse marrja e rezultatit kërkon më pak se 24 orë. Ai është relativisht i lirë, rreth 10 dollarë, dhe më i thjeshtë, sepse përdor pështymën, pa nevojën e një shtupe hundësh.

Miratimi i testit të ri vjen ndërkohë që numri ditor i testimeve të konfirmuara të koronavirusit të kryera në SHBA ka rënë për herë të parë, megjithë thirrjet e disa zyrtarëve të shëndetit publik dhe atyre federalë për të rritur ndjeshëm testimet.

Disa statistika tregojnë se gjatë muajit gusht, në SHBA u testuan çdo ditë rreth 733,000 njerëz, më pak se muajin paraardhës kur ky numër ishte 750,000.

Rënia mund të ketë lidhje me faktin se është ulur numri i njerëzve që kërkojnë të testohen, pasi numri i rasteve të konfirmuara është stabilizuar pas pikut të arritur gjatë kësaj vere. Gjithashtu, shumë njerëz heqin dorë nga testimi për shkak të kohës së gjatë të pritjes dhe vonesave në marrjen e rezultatit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, të dielën, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ishte më shumë se 21 milion. SHBA ka më tepër se 5.3 milion raste e ndjekur nga Brazili, me 3.3 milion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh nesër grupin e PS dhe ministrat, zbardhet axhenda! Në fokus te diskutimeve ‘Prania Besnike’ dhe ‘Pasqyrë Albania’

14:28 / October 13, 2026

Shqipëria, më pranë anëtarësimit/ Marta Kos: Vendet kandidate po japin rezultate, ne duhet të përmbushim detyrimet ton

11:15 / October 13, 2026

Përjashtimi me 60 ditë i Bardhit dhe Balliut, Tabaku: Vendim i papranueshëm, shkel Rregulloren e Kuvendit

11:02 / October 13, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.