Një furgon është përmbysur në mes të rrugës në aksin rrugor Fier-Vlorë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Panajasë, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i furgoonit të mallrave.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërkohë që nuk ka detaje mbi gjendjen e tij. Sakaq, rruga është bllokuar për shkak të aksidentit ndërsa policia pritet të japë detaje.
