Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

190 milionë dollarë në kriptomonedha pa pronar, zbulojeni arsyen

17:41 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

QuadrigaCX, një kompani kanadeze që bën konvertimin e kriptomonedhës, e përfshirë në një sërë rastesh të mëparshme ligjore, pretendon se nuk ka më akses në rreth 190 milionë dollarë në pronësi të klientëve të saj. Sipas kompanisë, shkak është bërë vdekja e papritur e themeluesit Greald Cotton, më 9 dhjetor 2018, gjatë një udhëtimi në Indi.

Cotton vdiq për shkak të komplikimeve me sëmundjen e Crohn-it dhe ishte i vetmi person që e dinte fjalëkalimin që hap atë që në gjuhën e teknologjisë së kriptomonedhave njihet si “portofoli i ftohtë”.

Një “portofol i ftohtë” është një pajisje fizike për ruajtjen e të dhënave, që nuk është e lidhur me internetin.

Ekspertët kanë dyshime në lidhje me faktin se Cotton e ka marrë me vete në varr fjalëkalimin. Megjithatë në një betim para gjykatës, gruaja e tij pretendoi se burri i saj ishte i vetmi njeri që e kishte. Një ekspert i kontraktuar për të thyer kodet e laptopit të tij nuk arriti të bënte asgjë.

Cotten thuhet se ishte përgjegjësi i vetëm për fonde në vlerë 26 500 bitcoin, praktikisht 92.3 milionë dollarë amerikanë; 11 000 bitcoin cash ose 1.3 milionë dollarë; 11.000 Bitcoin Cash SV ose 707 000 dollarë; 35.000 Bitcoin Gold ose 352 000 dollarë dhe afërsisht 200 000 Litecoin ose 6,5 milionë dollarë; si edhe rreth 430 000 Ethereum (46 milionë dollarë). Shuma shkon në total 147 milionë dollarë.

Pak javë pasi u bë e ditur vdekja e themeluesit, faqja e kompanisë u bë e paaksesueshme, me njoftimin se ishte në “mirëmbajtje”. Ekspertët janë dyshues në lidhje me këtë. Një grup analistësh zbuluan se kompania në të vërtetë nuk e kishte humbur aksesin në portofolin e saj Bitcoin, duke hedhur poshtë pretendimin e saj.

Kompania ka qenë nën hetim nga Banka Kanadeze e Tregtisë për parregullsitë e përpunimit të pagesave. Në janar 2018, asaj i janë janë konfiskuar 26 milionë dollarë në asete. Gjykata e Lartë e Drejtësisë e Ontarios gjeti gjithashtu se rreth 67 milionë dollarë transaksione ishin transferuar në mënyrë të parregullt në llogarinë personale të procesori të pagesës.

Ka zëra që thonë se kompania po konsideron shitjen e platformës së vet operative për t’u kthyer paratë përdoruesve. Një seancë gjyqësore për të vendosur fatin ligjor afatshkurtër të kompanisë do të zhvillohet sot.

190 dollare kriptomonedha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Studim: IA ndryshon sjellje kur biseda bëhet agresive dhe me tension

22:00 / April 23, 2026

Njerëzit nuk kanë qenë kurrë kaq larg Tokës, “Artemis II” thyen rekordin historik të “Apollo 13” në Hënë

20:59 / April 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.