Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kultivuan bimë narkotike, një në pranga dhe tre në kërkim

10:12 / August 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kanabis Tepelene 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës ka vijuar kontrollin e të gjithë territori për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë hetimet për shpërdorim detyre kanë nisur dhe për kryeplakun e fshatit Rreth Kale ku gjithashtu u konstatuan bimë narkotike të mbjella nga dy vëllezër.

NJOFTIMI I PLOTE

Qarku Dibër

Vijon masivisht kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit masiv janë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet të pranga një shtetas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Procedohet penalisht kryeplaku i një fshati.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike , po vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për këtë qëllim.

Në kuadër të kontrolleve bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, në Njësinë Administrative Derjan, në një terren të pyllzuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi H. B.,27 vjeç, banues në Krujë, si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit B. P.

Po në vijim të kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në Njësinë Administrative Muhurr, në pronën e shtetasve T. S., dhe A. S., kanë konstatuar dhe gotitur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në përfundim të veprimve të para hetimore u shpallën në kërkim policor shtetasit T. S., 34 vjeç, dhe A. S., 28 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Rreth Kale, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi SH. L, kryeplak i fshatit për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Kontrollet masive të territorit do vijojnë dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast të tentativës për kultivim apo trafikim të lëndëve narkotike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.