Familja Doda në Bathore ka hapur dyert e mortit, ndërsa po i jepet lamtumira e fundit Enisa Dodës, 17-vjeçares që u gjet e mbytur në Velipojë ditën e djeshme.
Babai 17 vjeçares, i cili është në gjendje të rëndë psikologjike ka pohuar për mediat se Indrit Bajraktari është i njohur i familjes.
Trupi i 17-vjeçares u gjet një ditë më parë i pajetë në det, pasi Enisa kishte dalë të bënte një xhiro me motor uji. Në pranga ka rënë Indrit Bajraktari, 25 vjeç me të cilin ajo po lundronte.
