Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Aleancës për Shqiptarët Zaidin Sela tha se BDI premtoi një kryeministër shqiptar, por nuk e mbajti këtë premtim.
Sipas Selës, pelikanët shqiptarë që kanë fituar zgjedhjet në Maqedoni janë të shantazhueshëm kur vjen puna te çështja shqiptare.
Ai theksoi se partitë maqedonase kanë një interes për të bërë një shtet të pastër etnikisht në një realitet që është shumë etnik.
Sela: BDI kishte premtimin e një kryeministri shqiptar, por edhe këtë e pamë se nuk e mbajtën. Ata i fitojnë gjithmonë zgjedhjet se kanë pasur ndihma nga subjektet politike maqedonase. Ata janë kthyer në njerëz të vegjël, që janë hyrë sirtarëve të shërbimeve dhe sa herë duhet të mbrojnë një interes të shqiptarëve, ata mund të nxirren nga sirtarët. Prandaj janë të shantazhueshëm. Kjo mund të shihet edhe në zgjedhjet lokale të kaluara, ky Zaev i quante si kriminelë, por pastaj ka bërë fushatë me BDI-në. Edhe akademia e shkencave të Maqedonisë e ka thënë vetë se BDI është aset.
Partitë maqedonase kanë një interes për të bërë një shtet të pastër etnikisht në një realitet që është shumë etnik. Maqedonia varet nga dy popujt kryesorë, që janë shqiptarët dhe maqedonasit. Politika e 30 viteve të fundit ata kanë bërë që të ndërtojnë një shtet nacional të tyren. Me BDI-në bashkë po ia dalin, se ritmi i emigrimit të shqiptarëve është shumë i madh. Njerëzit largohen se janë të zhgënjyer. Zgjedhjet e fundit të cilat i fituan e kanë të vjedhur, pasi është marrë me kërcënime dhe shantazh për largime nga puna. Ndërsa ne kemi arritur 12 deputetë. Ne nuk kemi pasur anëtarë komisioni në vendvotime dhe kanë manipuluar votime. Kemi depozituar ankesa, por janë refuzuar se nuk kemi anëtarë atje. KQZ-ja është përgjigjur me heshtje.
Sela shtoi se ai si kryetar partie e ka kufizuar mandatin e tij si kryetar partie në vetëm dy mandate.
Sela: Unë si kryetar partie ia kam kufizuar vetës mandatin si kryetar në 2 mandate vetëm. Nuk kam dashur ta vras një proces që do ta çonte BDI-në drejt opozitës. Shqiptarëve duhet t’u kthehet shpresa, se sa më shumë rri në pushtet një parti aq më shumë kriminalizohet. Unë personalisht, nuk kam dëshirë për të qenë kryetar partie, por është çështje organit më të lartë të partisë për dorëheqjen time, me të cilin duhet të përballem. Largimi im nuk do të thotë humbje e këtij rezultati.