Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 571.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.
