Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Asgjësohen mbi 91 ton ushqime të skaduara! Paralajmërohen 20 biznese për masat anti-COVID

20:55 / August 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 91 ton ushqime të skaduara janë asgjësuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që një sasi tjetër e konsiderueshme është pajisur me etiketë në gjuhën shqipe. Më konkretisht AKU njofton se kjo sasi prej 0.45 ton ishte e bllokuar për shkak se nuk kishte etiketën shqip, një detyrim për çdo biznes.

“Me kërkesë të vetë subjektit është kontrolluar nga trupa inspektuese e AKU-së pajisja me etiketë në gjuhën shqipe e një sasie prej 0.45 ton produkte ushqimore, të bllokuara më parë nga AKU, për mungesë etiketimi në gjuhën shqipe. Për pasojë është bërë edhe zhbllokimi i kësaj sasie. Gjithashtu po me kërkesë të një subjekti ushqimor është bërë asgjësimi i një sasie prej 91.031 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi”, njofton AKU.

Në total, AKU ka kryer gjatë ditës së sotme 445 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, në fokus ka të së cilave ka qenë zbatimi i masave Anti-COVID. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore

“AKU kryen 445 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin. Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në gjithë vendin inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid. Monitorimet e Task-Forcës vijojnë me intensitet në përpjekje për të sensibilizuar ,por edhe mos toleruar asnjë subjekt në moszbatimin e protokolleve të sigurisë Anti-Covid. Gjatë inspektimeve janë dhënë 20 masa me paralajmërim në biznese ushqimore, të cilat nuk kanë pasur të rinovuara librezat shëndetësore, analizat e ujit dhe Planet 3D. Bazuar në Planin e Marjes së mostrave janë marrë 45 mostra për monitorim të qumështit në analizimin e ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike. AKU do të vazhdojë pandërprerë punën në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve”, përfundon njoftimin AKU.

20 biznese 91 ton asgjesohen skaduara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.