Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kryer ditën e sotme një inspektim të befasishëm në zyrat e institucioneve shtetërore në Fier.
Qëllimi i vizitës së papritur të Braçes ka qenë zbatimi i orarit të punës së administratës si dhe prania e stafeve në zyrat përkatëse për t’ju shërbyer qytetarëve.
Pak ditë më parë, zëvendës kryeministri u shpreh se ishte i pakënaqur nga inspektimet e bërë në disa institucione në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa paralajmëroi inspektime në qytetet e tjera.
Mësohet se Braçe spo ka mbërritur në Fier ka inspektuar zyrat e ADISA-s, ALUIZN-it, Drejtorinë e Tatimeve dhe disa institucione të tjera.
