Përndiqte prej 8 muajsh 28-vjeçaren, e cila për pasojë tentoi vetëvrasjen, vihet në pranga nga Policia e Tiranës 33-vjeçari Kleant Vladi.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi Kleant Vladi, e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjeherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Pas një punë të mirëorganizuar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit Kleant Vladi 33 vjeç, banues në Tiranë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.
