Dy persona janë vënë në pranga nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.
Sipas informacioneve zyrtare, dy të arrestuarit, Gëzim Memelli dhe Enver Shaho i kanë kërkuar një 40-vjeçari që të nënshkruante një deklaratë noteriale huamarrje me vlerë 500 mijë lekë në emër të tyre.
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë.
• Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.
