Një skenë si nëpër filmat aksion ajo në Lungomare në Vlorë, ku policia me sirena ndezur ka bllokuar rrugën duke shoqëruar disa të rinj. E gjithë skena është parë dhe xhiruar nga turistët në shëtitoren e populluar të Vorës.
Efektivët e Policisë janë filmuar duke shoqëruar për në Komisariat një grup të rinjsh, ndërkohë që rruga është plot me njerëz, të cilët duket se po shijojnë “shfaqjen” para tyre. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia se çfarë ka ndodhur në mes të qytetit, dhe se cili ka qënë objektivi i operacionit të zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Fillimisht dyshohet se Policia ka ndërhyrë pasi disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por versioni pritet që të konfirmohet nga ana e “bluve” të qytetit. Pamjet janë publikuar nga Fax News.
