Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për Indrit Bajraktin, 25-vjeçarin e arrestuar për vdekjen e Enisa Dodës, e cila u mbyt gjatë një xhiro me motor uji me të riun.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, në plazhin e Velipojës, ku peshkatarët gjetën trupin e 17-vjeçares Enisa Doda rreth 700-800 metra larg bregut, pranë vendit të quajtur Vilu. Ndërkohë që më pas u mësua se Bajraktari ishte i martuar në Angli dhe ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka kontaktuar mediat shqiptare për të dhënë se ata kanë një vit të martuar dhe ajo është shtatzënë.
Sakaq, nuk dihet ende marrëdhënia mes Dodës dhe Bajraktarit, teksa familjarët e saj janë shprehur se e njihnin familjen e tij.
Vetë i arrestuari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke thënë se do të flasë në Gjykatë. Ndaj tij rëndojnë tre akuza, ajo e vrasjes nga pakujdesia, moskallëzimi i krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Mësohet se në sallën e gjyqit ai është shprehur: Kemi rënë të dy pa ndjenja në detin Adriatik. Jemi rrëzuar nga motori dhe nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Erdhi një çift tjetër me motor uji. Më thanë se po kërkonin ndihmë se ishin dy persona dhe se nuk kishte vend për mua. S’di si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës.
