Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën ka kaluar 800 mijë.
Saktësisht, numri i viktimave nga Covid-19, ka shkuar 808 783 individë.
Ndërsa numri i personave të infektuar me virus, deri tashmë ka shkuar në 23 390 690 persona.
Numri i të shëruarve me Covid-19, deri tani në të gjithë globin ka shkuar në 15 912 888 njerëz.
Shteti me më shumë të infektuar me koronavirus vazhdon të jetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbi 5.84 milionë persona.
