Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sherr me policët në burgun e Fushë-Krujës, arrestohen tre kushërinjtë (Emrat)

17:45 / August 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 13 731x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona janë arrestuar në flagrancë për kanosje ndaj punonjësve të policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, pasi këta të fundit nuk pranuar që t’i ndryshonin dhomën e qelisë një të afërmit të tyre.

Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Berti Shera, 39 vjeçarin Ardian Shera dhe 24 vjeçarin Elton Shera, të tre banues në Nikël të Krujës.

Dy kushërinjtë Berti Shera dhe Ardian Shera, kanë kanosur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së. Ndërsa Elton Shera, pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t’i shpëtuar kapjes së policisë.

Sipas informacioneve për “Report Tv” sherri ka nisur pasi dy kushërinjtë kanë pasur një të afërmin e tyre në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t’i ndërrohej dhoma. Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurit ka nisur edhe sherri mes tyre.

Mësohet se Ardian Shera, ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ndërsa Elton Shera, aktualisht është i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t’i arratisen policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Vlorë/ Dhunë në familje, bashkëshorti godet me sqepar në ballë gruan

09:29 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.