Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacioni “Pazari”/ Përshtatën lokalin për përdorim droge, dy në pranga

08:37 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 20200824 083540 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari” duke vënë në pranga dy persona, të cilët kishin përshtatur lokalin për përdorim droge.

NJOFTIMI I PLOTE

Korçë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Pazari”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Korçë dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Përshtatën lokalin për përdorim droge dhe mbanin një punonjëse të pasiguruar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kapsula metadoni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë policore se dy shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pazari”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: ose

• H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

• K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq.

https://www.facebook.com/1502420603377639/posts/2839603022992717/

Gjatë kontrollit që forcat e policisë ushtruan në lokalin në përdorim të këtyre dy shtetasve në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

14:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.