Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dasmat nuk ndalen, gjobiten dhe pesë pronarë lokalesh

09:50 / August 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dasma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë administratorë lokalesh janë gjobitur në Durrës dhe Krujë pasi kanë organizuar dasma në kohë pandemie.

Ata janë gjobitur me vlerën 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 4 subjekte në Krujë dhe 1 në Durrës, të cilët kishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, një subjekti me administrator shtetasin B. M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronar shtetasin F.Gj., në fshatin Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin me pronare shtetasen Xh. B., në Thumanë, Krujë dhe subjektit me administrator D. T., në Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për secilin, pasi u konstatuan duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në Arapaj, Durrës, me pronar shtetasin A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

14:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.