Një 11-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme teksa drejtuesi i mjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes në aksin rrugor Kukës-Gostilë.
I mituri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës.
Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
