Një grup studentësh të mbledhur pranë Universitetit të Shkencave Sociale, në shenjë revolte i kanë “zbukuruar” makinën dekanit të këtij fakultetit.
Ky reagim i studentëve ka ardhur pasi rektori Fakultetit të Shkencave Sociale është shprehur kundër bojkotit të mësimit, dhe kthimit normalisht në auditore.
Në një video e cila po qarkullon online, shihet momenti kur dekani shkon për marrë makinë e parkuar në ambientin e jashtëm të fakultetit, e ndërsa studentët ia kishin lidhur me një shirit makinën.
Ai shihet teksa e heq i revoltuar dhe largohet, ndërsa studentët ironizojnë me batuta.
“Po ikën si me makinë nuseje, t’i hedhim pak oriz”, dëgjohen ata teksa komentojnë duke qeshur largimin e tij.
