Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ja çfarë duhet të dini mbi procesin e ngrirjes së vezëve

13:43 / August 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngrirja e vezeve1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngrirja e vezëve është një proces nëpërmjet të cilit vezët e pacientes ngrihen përmes metodës së vetrifikimit, duke i lejuar të planifikojë shtatzëninë në një moment të dytë, kur vetë pacientja e konsideron të përshtatshme. Norma e suksesit të procedurës ndryshon në varësi të moshës së pacientes, pra, sa më parë të kryhet ngrirja e vezëve, aq më e lartë është shkalla e suksesit.

Cila është kategoria e pacienteve të cilat duhet të marrin në konsiderratë ngrirjen e vezëve

Procesi i ngrirjes së vezëve ka ekzistuar edhe dekada më parë por aplikohej te pacientet të cilat kishin probleme të infertilitetit kryesisht për arsye gjenetike apo pranisë së patologjive onkologjike.

Në një kohë kur stili i jetesës ka ndryshuar ndjeshëm, procedura tashmë gjen aplikim te të gjitha pacientet të cilat për arsye të ndryshme nuk dëshirojnë të planifikojnë shtatzëni në kohë të afërt.

Cilat janë ekzaminimet që duhet të kryejë çdo paciente para procedurës

Fillimisht, çdo paciente e cila ka vendosur t’i nënshtrohet ngrirjes së vezëve, kryen një konsultë me mjekët specialistë të fertilitetit të cilët më pas do të rekomandojnë kryerjen e një sërë ekzaminimeve për të vlerësuar nëse pacientja mundet ose jo t’i nënshtrohet këtij procesi.

 Kështu, fillimisht për çdo paciente rekomandohet testimi për sëmundjet infektive.

Më pas, mjekët rekomandojnë kryerjen e analizave të nevojshme për të përcaktuar nivelet hormonale.Së fundmi, është e rëndësishme edhe kryerja e një ekografie me qëllim vlerësimin e potencialit vezorial (aftësisë së vezoreve për të prodhuar vezë).

 Ku konsiston ky proces?

Në rastet kur përgjigjet e ekzaminimeve të mësipërme lejojnë vijimin e procesit të ngrirjes së vezëve, etapat që do të ndiqen nga mjekët specialistë janë:

Fillimisht pacientjes i rekomandohet kryerja e injeksioneve hormonale për të stimuluar prodhimin e vezëve, etapë kjo e cila zgjat përafërsisht dy javë.

Ky proces do të monitorohet në çdo etapë të tij nga mjeku specialist i cili do të kryejë ekzaminimet me ekografi çdo 4 ditë të procesit deri në kohën e marrjes së vezëve.

Në fund të këtij procesi mjeku specialist do të kryejë aspirimin e vezëve të pacientes(oocyte pick up) të cilat kalojnë menjëherë në procesin e vlerësimit nga mjeku embriolog dhe më tej ngrirjes për një kohë të pacaktuar(sipas dëshirës së pacientes) në azot të lëngshëm.

  Sa vezë rekomandohet të merren

Për të rritur shanset e një shtatzënie të suksesshme në të ardhmen, nevojitet të aspirohen(pick up) 15 ose edhe më tepër vezë. Nëse mjekët nuk arrijnë të marrin vezë në sasi të mjaftueshme, për pacienten është e nevojshme përsëritja e procedurës.

 A shoqërohet me dhimbje procedura e aspirimit të vezëve

Procedura e aspirimit të vezëve kryhet nën efektin e sedacionit prandaj pacientja nuk do të ndjejë asnjë lloj diskomforti dhe pacientja mund t’i rikthehet aktiviteteve ditore 2 orë pas procedurës.

 Si mund të arrihet shtatzënia nga vezët e ngrira

Në momentin që pacientja ka vendosur të kalojë në etapën tjetër, pra, konceptimin e një shtatzënie, fillimisht vijohet me shkrirjen e vezëve të cilat më pas mund të fekondohen nga sperma e partnerit të pacientes ose nga një dhurues përmes procedurës IVF (fekondimi in vitro) ose ICSI (injeksion intra-citoplazmatik). Tre ose pesë pas kryerjes së fertilizimit, embrionet e përftuara nga vezët e ngrira do të transferohen në mitrën e pacientes që nënkupton edhe fillimin e shtatzënisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ 24 vatra të raportuara, 4 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes jep detajet

09:44 / August 27, 2026

Sot shorti për fazën e ligës së Champions League, mësoni 36 skuadrat e kualifikuara dhe ndarjen në vazo

09:32 / August 27, 2026

Klos/ Vetëm një familje e ardhur nga Maqedonia e Veriut kundër reformës në Njësinë Administrative Suç

09:21 / August 27, 2026

Arrestimi i Ergys Agasit, SPAK njoftim zyrtar: Po shoqërohej nga një ish-polic, ja për çfarë akuzohet

08:26 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.