Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Media serbe: Zvezda duhet t’i ngrejë statujë para “Marakana” portierit për pritjen ndaj Muçit

08:58 / August 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvezda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Minuta e 59 e ndeshjes mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës ndoshta ka qenë ajo që ka përcaktuar fatin e sfidës mes dy skuadrave në Ligën e Kampioneve. Nuk ishte momenti i golit të skuadrës serbe në kryeqytet, por ai ku Ernest Muçi u shfaq përpara portierit Borjan.

Gjuajtja e sulmuesit të talentuar të Tiranës, u devijua nga gardiani, aq sa duhej që topi të mos ndalej në rrjete por në shtyllë e të kthehej përsëri në duart e tij. Një moment që vulosi fatin e sfidës pasi me 1-0 për Tiranën, ndeshja mund të kishte pasur një rrjedhë e përfundim krejt tjetër. Për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe në Serbi, ku portali i njohur “Telegraf” i ka kushtuar një shkrim kontributit të portierit që është njëkohësisht edhe kapiten i Crvena Zvezdës.

“Zvezda duhet t’i ngrejë një statujë Borjan para “Marakana” pas pritjes në Tiranë”, titullohej artikulli pwr portierin, i cili tregonte se si gardiani kishte qenë vendimtar për klubin serb dhe për këtë arsye fitonte dhe çmimin e “Lojtarit të ndeshjes”. “Kush e di se sa herë Borjan e ka shpëtuar Zvezdën nga situatat më të vështira, ndaj nuk është çudi që shiriti i kapitenit është me të drejtë në krahun e tij” shkruante portali serb për paraqitjen në ndeshjen e djeshme

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Miqtë tregohen të rrezikshëm në portën kuqezi, pjesa e parë vendoset nga goli i Asllanit

21:47 / October 6, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.