Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

OFL në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, kush janë 6 “të fortët” që iu dërgua formulari

12:00 / August 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ofl pa syze 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë gjashtë të dënuarve për vepra të ndryshime penale që nga organizatë kriminale tek trafiku i narkotikëve. Bëhet fjalë për dy nga Elbasani, një nga Tirana dhe tre nga Durrësi.
Behet fjale per Klement Çala dhe Eldi Çala, Luan Kokomani, Përparim Bermuça, Durim Bermuça, Arian Plaku

NJOFTIMI

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
​
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
​
• E. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale ”Vjedhja me armë”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

• K. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Organizata Kriminale” dhe “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;

• L. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• P. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. P., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
​
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
​
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Arrestohet drejtori i spitalit të Fierit, Arben Voja

14:17 / November 12, 2026

“Charls” godet sonte Shqipërinë/ Stuhia po zhvendoset drejt Ballkanit, veriu më i rrezikuar

14:13 / November 12, 2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

13:36 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.