Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur shtyrjen e vendimit për sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Avokati i tij Alban Qafa bëri të ditur se seanca do të zhvillohet të enjten në orën 11.00.
Avokati u shpreh se kanë paraqitur të gjitha provat në gjykata, duke deklaruar se pasuritë e Ndroqit janë të ligjshme.
“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Pjesa më e madhe e tyre janë krijuar nga financimi me bankat, nga aktiviteti tregtar. Po ashtu edhe televizioni Ora Neës është 100% i blerë me bankë. Zoti Ndroqi nuk ka asnjë arrestim në Itali”
Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996”, tha avokati.
Në 3 gusht, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK urdhëroi sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi, me arsyetimin se pasuria e tij është vendosur në mënyrë të paligjshme.
